









Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm shuma të majme parash duke mashtruar. Ndonëse arrijnë të kapin para, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Pejë dhe një person është shpallur në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se hetimet kanë nisur pas denoncimit te një 37-vjeçari, i cili ka raportuar se ia ka dhënë një personit (emër i njohur për redaksinë) rreth 30 mijë euro për dy vetua, por s’i pa me sy as automjetet e as paratë.





I dyshuari i mori paratë të ndara në dy pjese por automjetet nuk ia dërgoi viktimës, çka e bëri këtë të fundit që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari po kërkohet nga Policia, por ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.
Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit./GazetaSinjali/










Leave a Reply