I riu që u vra sot erdhi nga Franca për të festuar Vitin e Ri / DETAJE










Vrasja në lokalin e natës në dalje të Prizrenit “Kobra City”, që ndodhi mëngjesin e sotëm ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prizren, duke shoqëruar për në stacion një numër të madh të personave, të cilët po intervistohen për momentin. Në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, raporton Gazeta Sinjali.





Mediat në Shqipëri kanë publikuar imazhin e Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.

Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar Vitin e Ri.





Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.





Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi./Shqiptarja.com/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *