“E kam pa tu qit gjak prej goje, duke u kollitë…”, flet dëshmitari










Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Insajderi ka kontaktuar me shefin e urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin dhe i njëjti tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur.





Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe deklaratën e dëshimtarit i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë.




Ai ka thënë për Insajderin se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja. Shtoi se ajo ishte e shtrirë dhe nuk zvarritej në atë moment





“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban .B Gazetës Insajderi


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *