Flet babai i të plagosurve në Shtërpcë (VIDEO)

Zvonimir Stojanoviq, babai i Milloshit të plagosur, tha se nuk e di se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar se në vend që të festojë Krishtlindjet, tani ka frikë për jetën e djalit të tij.

“Më vjen keq që erdhi deri këtu. Është e vështirë, në vend që të jemi në shtëpi këtë ditë, ne jemi këtu në spital ku jemi të shqetësuar për shëndetin dhe jetën e tyre. Nuk e di kë të fajësoj. por nuk po shkon kështu, është vërtet e vështirë tha Zvonimir.

Zvonimir shton se nuk është i informuar për detajet e ngjarjes, se ka marrë një telefonatë vetëm nga klinika në Shtërpac dhe se nuk ka informacion për arrestimin e autorit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një të dyshuar për plagosjen e një djali serb dhe një të riu në afërsi të Shtërpcës.

Siç thuhet në njoftim, “pas një pune intensive hetimore, policia rajonale e Ferizajit ka mbledhur informacione në terren, ka identifikuar dhe më pas ka arrestuar të dyshuarin A. K, 33 vjeç”.

“I dyshuari është nën mbikëqyrjen e policisë së Ferizajit, gjegjësisht Departamentit rajonal për hetime, për veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftim.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *