Pronari i “Bici Com”: E kam familjar të afërt, në firmë s’o, punëtorë s’o










Behxhet Bici, pronari i kompanisë “Bici Com”, ka folur për Gazetën Insajderi pasi kushëriri i tij i afërt Nustret Bici është kapur me 40 kilogramë d rogë.

“Unë e kam familjar të afërt, në firmë s’o, punëtorë s’o – as në fimrë te ne nuk është gjet sen, ju ka gjet në kerr atij”, ka thënë Bici për Gazetën Insajderi.





“Unë kam bisedu me Policinë, me thirrën – e lam nesër me u taku, ama ai me firmën tonë s’ka të bëj hiç, hiç”.

Por, jo më larg së në vitin 2020, Nustret Bici i cili sot është kapur me 40 kilogramë d rogë, ishte deklaruar në emër të “Bici Com”, në rolin e menaxherit të kompanisë.





Kjo kishte ndodh kur 23 kilogramë m arihuanë të fshehur brenda thasëve me speca, ishin gjetur nga Dogana e Hungarisë në atobusin transportues të “Bici Com”

Ai kishte mohuan se ishin në dijeni për një dërgesë të tillë.





”Ne nuk kemi ditur asgjë që ka pasur të fshehur nar kotikë në speca”, thoshte Nustret Bici në pozitën e menaxherit.

Kur pronari i kompanisë, Behgjeti, është pyetur për këtë çështje nga Gazeta Insajderi, ai sonte ka thënë se “nesër mundeni me shku me pyet atë, çka po ju thotë, nëse është deklaruar”.





Ndryshe, Bici është dërgua në mbajtje për 48 orë. D roga dyshohet se është e llojit “Mar ihuanë” dhe vlera e saj sillet rreth 80 mijë euro. Sipas policisë destiacioni final i kësaj sasie ishin vendet e perëndimit


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *