









Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Antid rogës që u zhvillua sot dhe rezultoi me konfiskimin e rreth 40 kg ma rihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave nar kotike. I dyshuari që u kap tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij dhe detaje nga rasti.





Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se bëhet fjalë për Nusret Bicin, bashkëpronar i kompanisë transportuese ‘Bici Com‘, i cili po dyshohet se po transportonte d rogën me veturën e tij. Kompania ku Nusreti është bashkëpronar është agjencion turistik me linja të rregullta nga Kosova në Austri dhe anasjelltas.





Ai është kapur në flagrancë afër kompanisë, ku iu gjet dr oga që kap vlerën e rreth 80 mijë eurove dhe dyshohet se Kosova ishte vendi që u shfrytëzua si transit për ta dërguar në vendet e perëndimit.
Aksioni është koduar si “Mjegulla” dhe u zhvillua sot pasdite, me ç’rast në veturën e të dyshuarit janë gjetur 40 paketime me rreth 40 kg mari huanë. Përveç dr ogës, Policia ka konfiskuar edhe veturën e të dyshuarit dhe qindra euro, që do të shfrytëzohen si prova në lidhje me rastin.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Leave a Reply