









“Vila është shkri komplet”, kështu e nis rrëfimin pronari i hotelit “Magra Austria” në Bogë e cila natë e 5 janarit u përfshi nga zjarri. Flakët që u shpërndanë përfshinë villën ku brenda ishin një çift të cilët i shpëtuan fatkeqësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Dyshohet se zjarri ka filluar nga oxhaku i vilës e më pas e ka përfshirë atë në tërësi dhe si pasojë janë shkaktuar dëme rreth 100 mijë euro.





Shkaktari që nxiti zjarrin dyshohet të jetë tensioni i ultë i energjisë elektrike, kështu deklaroi për Gaetën Sinjali, pronari i hotelir, Skender Thaçi.
“Policia, hetuesia e KEDS-i kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe i kanë bërë raportet e tyre se çka mund të ketë qenë shkaku. Ne realisht dyshojmë në rrymë, në shkëndinë e rrymës se për ne nuk është shkaktari njeri, aty ka qenë një çift në villë për fat ata nuk janë lënduar dhe nga ekspertiza që shihet pra nuk ka qenë shkak as ndezja e kaminit, të gjitha gjasat janë që mund të jetë shkaktar energjia elektrike”, u shpreh Thaqi.





Problemin e theksuar me përqim të dobët të energjisë elektrike, Thaqi tha se e kanë adresuar me vite të tëra te KEDS, mirëpo sipas tij ende nuk është bërë zgjidhje për këtë çështje.
“Ne në Bogë ka vite që po vuajmë për shkak të tensionit të ultë të rrymës elektrike dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë shkaku i ndezjes së zjarrit dhe për fat nuk ka pas dëme në njerëz por vetëm materiale”, tha ai.





Thaqi u shpreh se zjarri i shkaktoi dëme të mëdha materiale në villë të cilat thotë se kapin vlerën e mbi 100 mijë euro.
Për ta lokalizuar zjarrin ,Thaqi tha se janë mobilizuar i gjithë stafi i hotelit dhe fshatarët.
“Për fat nuk ka eskalu zjarri edhe në objektet tjera sepse ka mundur të jetë edhe shumë më keq me fatalitet edhe njerëzor”, u shpreh ai derisa shton se zjarrfikësve iu mori kohë që të vinin për të intervenuar dhe e gjithë kjo sipas tij ndodhi për shkak të infrastrukturës së dobët në Bogë.





“Zjarrfikësit kanë ardhë por imagjinone se rruga nga Peja deri në Bogë është e prishur dhe e dërrmuar është një papërgjegjësi nga Ministria e Infrastrukturës e cila e ka lënë në mëshirën e fatit dhe unë absolutisht e justifikoj vonësën e zjarrfikësve”, përfundoi ai.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’.










Leave a Reply