Ky është 15 vjeçari që vdiq sot, pasi ra nga ndërtesa (FOTO)

“Jepi zë” raportoi sot për një rast të rëndë në Mitrovicë, ku një 15 vjeçar është rrëzuar nga një objekt i lartë, e si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia e ka konfirmuar këtë raportim, duke theksuar se vdekja e të riut është nën hetime, përcjell Jepi zë.

Lajmin e kanë bërë të ditur edhe shkolla ku i riu vijonte mësimin, përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Të trishtuar dhe thellësisht të pikëlluar për ndarjen e parakohshme të Bleonit, nxënësit tonë të shkollës.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, shoqeve dhe shokëve të klasës dhe gjithë kolektivit të ShFMU Model ”Ismail Qemali””, thuhet në njoftim.

Emri i të ndjerit është Bleon Smakolli.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *