I jepet lamtumira 15 vjeçarit Bleon Smakolli i cili ra nga ndërtesa (FOTO)

Sot u varros 15-vjeçari që vdiq dje në Mitrovicë, pasi ra nga lartësia e një ndërtese, shkruan GazetaDemos.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol.

Pas vdekjes së 15-vjeçarit erdhi edhe reagimi nga shkolla ku vijonte mësimet i ndjeri, të cilët u shprehën të pikëlluar.

Numër i madh i mitrovicasve në varrimin e Bleon Smakollit, mesin e tyre shokët e shoqet e klasës

Gjatë ditës së djeshme vdiq aksidentalisht mitrovicasi 15 vjeçar, Bleon Smakolli, shkruan Mitropol.

Smakolli u rrezua nga një ndërtesë në rrugën “Luaj Haradinaj” dhe nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ai u varros sot gjersa shumë mitrovicas e përcollën nga afër ceremonin e varrimit.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe shokët dhe shoqet e klasës së Bleonit. /Mitropol/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *