Si arriti Bekim Memeti të ikë nga burgu i sigurisë së lartë mbrëmë (DETAJE)

Arratisje spektakolare por me dhjetëra dyshime të ngritura. Nga Burgu i Idrizovës, siç mëson ALSAT, një i dënuar me 40 vjet heqje lirie, është a rratisur gjatë dërgimit të tij për në spital. I d ënuari për v rasje, 6 vjet më parë, siç mëson ALSAT është nga Tetova, me emrin Bekim Memeti.

Sipas të dhënave, i d ënuari i arratisur ka kërkuar të dërgohet në spital, dhe drejtuesit e burgut ia kanë mundësuar një gjë të tillë, por gjatë rrugës, ai rrëmben p istoletë dhe p lagos njërin prej shoqëruese, konkretisht shoferin e ambulancës, duke i mundësuar vetes arratisjen, shkruan Alasat.

Ende mbetet e paqartë dinamika dhe rrjeti që e ka ndihmuar Memetin në arratisje, ndihmesa e mundshme që i është dhënë nga persona të tjerë nga jashtë, ndërkohë që hetimet do të shtrihen tashmë edhe në dy pista. Për profile të tilla si Mehmedi, burgu i Idrizovës ka kërkuar gjithnjë ndihmë dhe shoqërim nga njësitë speciale, kjo bëhet thuajse për cilindo të d ënuar me mbi 10 vjet burg, por për Memedin burgu nuk ka kërkuar ndihmë. Përveç hetimit të brendshëm nga drejtoria e burgjeve, hetim pritet të ngrejë për përgjegjësi edhe Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve të Alsat, burgu nuk ka pasur dërguar kërkesë pranë MPB-së për ndihmë shoqërimi të të d ënuarit, duke ngritur edhe dyshimet për inskenim dhe prapavijë të rastit, shkruan Alsat.mk

Ministria e Brendshme e Maqedonisë, ka reaguar në lidhje me rastin duke dhënë informacione shtesë, e duke premtuar se do të hetohet rasti në tërësi.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit” të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të d ënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i d ënuari ia ka marrë a rmën shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me a rmë z jarri dhe ka p lagosur I.H.. Më pas i d ënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”, thonë nga MPB.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *