









123,227,261 euro pritet të jetë buxheti i Ushtrisë së Kosovës për vitin 2023, shkruan RepublikaOnline.
Buxheti i ri për ushtrinë, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit u rrit për mbi 20 milion euro më shumë.
Edhe pse ky buxhet “ne sy” mundet të duket i lartë, mund të jetë i vogël për ta përballuar blerjen e një helikopteri për Ushtrinë e Kosovës, shkruan RepublikaOnline.





Nga 5.9 deri në 10.2 milion mund të kushtoj një helikopter i njohur si “Black Hawk”, duke mos përfshirë këtu helikopterët “Apache” vlera e të cilëve mund të arrij deri në mbi 100 milion dollar për një sosh, gati aq sa edhe është buxheti i ushtrisë.
5.9 dhe 10.2 milion dollar mund të duken të përballueshme për buxhetin e ushtrisë, por me blerjen e tyre vjen edhe diçka tjetër, mirëmbajtja e tyre, shkruan RepublikaOnline
Një “Apache”, prodhim amerikan i cili është edhe mjet luftarak i ushtrisë amerikane, edhe pse nuk dihet saktë, mirëmbajtja e tij mund të kushtoj deri në dhjetra milion dollar në vit.





Kjo mund të thuhet edhe për helikopterët më të thjeshtë, si p.sh. ata të “Black Hawk”, të cilët Ushtria e Kosovës, ndoshta në një të ardhme të afërt do të mund ti blente, mirëmbajtja për të cilët në bazë kohore një vjeçare, do të mund të kapte vlerën nga qindra mijëra në disa milionë euro./RepublikaOnline










Leave a Reply