Ky është taksisti që dyshohet se ngacmoi s*ksualisht 19 vjeçaren brenda vetures (EMRI)

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast të ngacmimit s eksual që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, ku një 26-vjeçar dyshohet se e ka sulmuar s eksualisht një vajzë të moshës 19-vjeçare. I dyshuari i cili kryen veprimtarinë e taksive u arrit që të identifikohej, me ç’rast është arrestuar nga Policia.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se personi që dyshohet se ngacmoi s eksualisht 19-vjeçaren është Bajram Sadiku, 26-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë rasti ka ndodhur brenda veturës me të cilën i dyshuari kryen shërbimet për taksi, ndërsa v iktima ishte kliente që po udhëtonte.

Sipas burimeve, Sadiku fillimisht nuk ia kishte ndalur veturën v iktimës në vendin ku ka pasur të shkojë vajza dhe më pas është ulur mbrapa afër saj, me ç’rast e ka s ulmuar s eksualisht.

Përballë kësaj situate, vajza ka arritur të largohet nga vetura dhe e ka denoncuar menjëherë rastin në Polici. Si rezultat i raportimit, Policia ka ndërmarr veprimet hetimore, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar dhe veturën me të cilën ai vepron.

I dyshuari 26-vjeçar është shoqëruar në stacion për intervistim, ku para hetuesve policorë ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘S ulmi s eksual’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *