Burri e rrah brutalisht ish gruan e tij në mes të rrugës / Detaje si ndodhi ngjarja

Foto ilustruese









Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ismail Dumoshi’, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se 37-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës duke e goditur me shuplakë dhe duke e kapur për fyti.




Si pasojë e dhunës së përjetuar, 30-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.




Me urdhër të prokurorit, 37-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *