“E mallkoj dorën time që ta dhashë votën”, motra e të vrarit nga grupi i Ivanoviqit i reagon ashpër Kurtit










Në përvjetorin e pestë të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përkujtim i cili ngjalli reagime të shumta në publik, raporton Gazeta Sinjali.





Ndaj deklaratës së Kurtit, i cili Ivanoviqin e kishte quajtur person të përkushtuar ndaj komunitetit të tij dhe “i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”, ka reaguar ashpër ka reaguar Flora Peci të cilës grupi i Ivanoviqit ia kishte vrarë vëllain.





Ajo ka shkruar se Kurti me reagimin e tij ia ka ripërtirë plagët asaj.

“Po shkruaj me lot në sy se na i përtërive plagët z.Kurti, po ndezni edhe qirinj për shpirt të tij të prehet në paqe pas krimeve që i bëri në popullin shqiptar”, ka shkruar ajo në postimin e Qeverisë.





Peci gjithashtu ka shkruajtur se e mallkon dorën dhe mendjen e saj që e votoi kryeministrin Kurti. Ajo shtoi se është e shokuar dhe plot emocione nga ato fjalë.

“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli. Do të shkruaja ende, po nuk kam forcë se jam e shokuar dhe me plot emocione nga këto fjalë”, thuhet në komentin e saj.




Komenti i plotë:


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *