Voziti 125 në zonën 40, Policia e Kosovës ja “gërdit” me dënim (FOTO)

Policia e Kosovës e ka dënuar një vozitës me 500 euro gjobë, konfiskim të patentë shoferit për 1 vjet dhe shqiptim të pesë pikëve negative për tejkalim të shpejtësisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Ferizaj, ku personi ka vozitur 125 kilometra në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë i lejuar është 40 km/h.

Ky dënim u bë në kuadër të planit operativ “siguria në trafikun rrugor”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *