Vrasja tronditëse e 67 vjeçares, ky është vendi ku mbahej e ngujuar / PAMJE










Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar në komunën e Dragashit.

67 vjeçarja, Saime Domazeti, nga fshati Kuk, u gjet e vdekur në shtëpinë ku jetonte prej vitesh, shkruan IndeksOnline.

Ndaj saj raportohet të ketë pasur edhe më herët keqtrajtime nga disa pjesëtarë të familjes, ku edhe është iniciuar rast për dh unë në familje.





Sipas raporteve nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës, Saime Domazeti, ishte nxjerrë nga shtëpia dhe ishte vendosur në një qilar.

IndeksOnline ka siguruar foto nga vendi (qilari) ku dyshohet të jetë mbajtur v iktima Saime Domazeti.

Ngjarja kishte ndodhur me 8 nëntor të vitit 2022, e që kishte pasuar me ngritje të aktakuzës ndaj kunatës, N.A, dhe nipit J.A, të v iktimës.





Në aktakuzën e ngritur më 21 dhjetor 2022, thuhet se më 8 nëntor 2922, në fshatin Kuk, Komuna e Dragashit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, të pandehurit N.A dhe J.A., në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kryejnë dh unë ps ike, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare- të dëmtuarës/kunatës dhe hallës S.D.

Aktakuza thotë se në ditën kritike, të pandehurit e nxjerrin nga shtëpia të dëmtuarën, e cila ishte e moshuar dhe me probleme mendore, duke e dërguar për të qëndruar në një pjesë të oborrit (qilar), e kështu i shkaktojnë të njëjtës shqetësim emocional.





Indeksonline ka siguruar fotografi të qilarit ku dyshohet të jetë mbajtur v iktima.

Me këto veprime, N.A dhe J.A., ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, par.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

67-vjeçarja Saime Domazeti u gjet e vdekur më 26 dhjetor 2022, në fshatin Kuk të Dragashit.





Ajo dyshohet të jetë vrarë nën kujdesin e familjarëve të saj, me të cilët edhe jetonte.

N.A., kunata e vi ktimës, kur ishte vënë përpara autoriteteve të drejtësisë, ka pranuar fajësinë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, e pandehura N.A., me dashje ka privuar nga jeta anëtaren e familjes – motrën e bashkëshortit të saj, me të cilën ka bashkëjetuar në ekonomi të përbashkët familjare, në atë mënyrë që me datë 23.12.2022, rreth orës 10:00, derisa e ndjera ishte e shtrirë në njërën nga dhomat e shtëpisë, e pandehura me anë të një shkopi prej druri të modifikuar e godet disa herë v iktimën në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar gja kderdhje në tru, dhe si pasojë e këtij lëndimi e njëjta ka ndërruar jetë me datë 26.12.2022, rreth orës 05:30” tuhhet në raportin policor.





Të akuzuarës, Gjykata Themelore në Prizren, pas rekomandimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh./IndeksOnline/


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *