Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali / FOTO










Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cagli, ndërsa v iktima është identifikuar si Petrit Jashari 22 vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubbio, Siena dhe Arezzo.





Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.





Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.

Policia po punon për zbardhjen e plote te rrethanave te aksidentit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *