Vdekja e 15-vjeçares që ra nga kati i katërt, flet dëshmitari

Një 15 vjecare ka humbur jetën pasi ra nga kati i 4-të i banesës ku po banonte, shkruan RepublikaOnline

Me lëndime të rënda ka mbetur edhe motra e saj me inicialet A.M, e cila sipas informacioneve tentoi ta shpëtonte motrën e saj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka humbur jetën është 15-vjeçare, ndërsa 18-vjeçarja ka mbetur e lënduar.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.

E gjithë ngjarja ndodhi në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, ndërsa dëshmitari ka rrëfyer për ngjarjen teksa thot se dëgjoj britma nga jashtë.

Ai ndër të tjera thot se kur doli në terasë, pa dy persona të shtrirë në tokë, ndërsa zbriti posht për ti parë nga afër, ai thot se ishin rënë mbi veturë, pasi që pjesa e përparme e veturës ishte e dëmtuar.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *