Home Kosovë Momenti kur Njësitet Speciale të Kosovës arrestojnë të dyshuarit në kryeqytet (VIDEO)

Momenti kur Njësitet Speciale të Kosovës arrestojnë të dyshuarit në kryeqytet (VIDEO)

by Republikaonline










Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Policisë në koordinim me Prokurorinë, që rezultoi me arrestimin e katër personave që dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari kriminale që një periudhë të caktuar. Grupi kriminal që u godit nga Policia ka qenë objekt hetimi që disa muaj dhe dyshohen për tentim vrasje, rrahje, detyrim, zjarrvënie e vepra të tjera kriminale. Driton Sylejmani, Hyseni Hoxha, Xhevdet Mehanja dhe Tefik Shalaku, janë të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.




Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, ky grup dyshohet se KA operuar me pagesë, për t’u angazhuar me para për rrahjen e personave të caktuar. Hetimet e zhvilluara deri më tani kanë zbuluar së paku 6 persona, të cilët janë identifikuar si subjekt i “trajtimit” nga ky grup.

Tashmë janë publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarve dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.





Burimet e Sinjalit thonë se të dyshuarit kanë kryer veprimtari kriminale me porosi, varësisht nga vepra që kanë kryer. Të dyshuarit e kanë caktuar çmimin varësisht prej intensitetit të plagosjes, rrahjes, djegies së veturës e të tjera.

Anëtarët e këtij grupi kriminal janë kapur gjatë ditës së djeshme gjatë aksionit të zhvilluar nga Policia në disa lokacione në Rajonin e Prishtinës, në asistim me Njësinë Speciale dhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë.




Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se katër personat e arrestuar gjatë ditës së djeshme dyshohen për kryerjen e disa veprave penale si: Vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, zjarrvënie, privim i kundërligjshëm nga liria, detyrim, posedim i paautorizuar i armëve e vepra të tjera.

Tentim vrasje, rrahje, detyrim e zjarrvënie: Sinjali sjellë emrat e katër të arrestuarve për veprimtari kriminale




Përveç arrestimeve, të njëjtat burime thonë se gjatë kontrolleve që janë kryer nga ana e Policisë janë sekuestruar së paku gjashtë armë, dy vetura, disa telefona e mjete të forta, që do të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë.




Katër personat e arrestuar që dyshohen se janë përfshirë në aktivitete të kundërligjshme pas shoqërimit në stacion policor, janë intervistuar dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor pritet të merren veprimet e tjera.





Ekskluzive: Aksion i madh i Policisë për “goditjen” e grupit kriminal, katër të arrestuar në rajonin e Prishtinës

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like

Leave a Comment