Home Showbiz Sinan Vllasaliu e ‘flakareshë’ Shemin e Ilirëve në vitin 1998 – Çka ndodhi (VIDEO)

Sinan Vllasaliu e ‘flakareshë’ Shemin e Ilirëve në vitin 1998 – Çka ndodhi (VIDEO)

by Republikaonline

Gjatë xhirimeve të këngës “Kosova Calls for Peace”, e cila u realizua në vitin 1998 dhe që bëri një bujë me mesazhin që përçoi duke i ndihmuar sado pak Kosovës në diplomacinë e saj e cila tashmë ishte e njohur për ndërkombëtarët, pavarësisht gjendjes tejet të rëndë e cila po ndodhte në vend, një grup prej disa artistësh po bënin çmos që ky projekt të realizohej.

Ekskluzivisht në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, janë publikuar për herë të parë momente tejet interesante gjatë xhirimeve të kësaj kënge.

Emra të njohur si Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Shemsi Krasniqi, Adelina Ismajli, Dukagjin Lipa, Gili e disa të tjerë përveç punës që po mundoheshin ta përfundoni në mënyrën më të mirë të mundshme, po gjenin edhe sado pak kohë për t’u argëtuar e ‘harruar’ atë se çfarë po ndodhte jashtë.

Në këto pamje, është publikuar edhe një sekuencë tejet komike e Sinan Vllasaliut dhe Shemit të Ilirëve, ku për një moment Vllasaliu e godet me shuplakë Krasniqin.

Pamjet mund ti shihni kah fundi i videos:

You may also like

Leave a Comment