









27 vjeçar nga fshati Açarevë e Skënderajt ka një jetë tepër të rëndë dhe me varfëri.
Jeta e ka sfiduar shumë, pasi babën ia v ranë në luftë ndërsa nëna i ka vdekur, shkruan Jepi zë.
Mirëpo edhe më e rëndë bëhet jeta për të sepse ai tani po e rrit mbesën e tij 10 vjeçare, pasi motra e tij u privua nga liria.
Gazetari Besart Galica ka vizituar të riun, duke lutur të gjithë që kanë mundësi ta ndihmojnë.





Postimi i plotë:
Ky është Besnik Veseli, 27 vjeç nga Açareva e Skenderajt.
Jeta e Besnikut është krejt dhimbje.
Babain e ka d ëshmor nga lufta e fundit. Nëna i ka vdekur, dhe jeton vetëm me mbesën, pasi motra e tij pas një t ragjedie është priviluar nga liria.
Besniku, jeton me një ndihmë sociale prej 110 eurosh, në këtë të ashtuquajtur shtëpi. Të punoj nuk mundet për shkak se duhet kujdesur për mbesën 10 vjeçe.





Ai hezitoi të flas për televizion. Thjesht ndihej keq. Dhe për ta ndihmuar Besnikun, me aprovimin e tij e bëra këtë postim bashkë me fotografi.
Numri i telefonit të Besnikut është ky: 045 553 476
Besniku dhe mbesa e tij kanë nevojë për gjithçka: Ushqime, veshmbathje por edhe shtëpi.
Dhe ujë, pasi fshati nuk ka ujë të pijshëm!















Leave a Reply