Home Showbiz Eni rrëqethi dhe doli nga ‘Big Brother’, por Luizi ka habitur me veprimin që ka bërë

Eni rrëqethi dhe doli nga ‘Big Brother’, por Luizi ka habitur me veprimin që ka bërë

by Republikaonline

Eni la mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke humbur kështu mundësinë e madhe për të fituar çmimin e madh.

Ai ishte një nga banorët e rinj, i cili hyri para pak javësh në shtëpinë e Big Brother, por që sipas asaj që ai ka deklaruar, nuk ka arritur të përshtatet mirë me lojën dhe me banorët e tjerë brenda mureve të shtëpisë.

Modeli ishte në nominim me Oltën, Kristin dhe Tean, teksa publiku vendosi që të largonte nga shtëpia Enin e tre të tjerët të vijojnë qëndrimin në shtëpi.

Ai ka ende një mundësi për t’u rikthyer në shtëpi, teksa me të mbërritur në studio do të hapë biletën e ti, që nëse është vajtje-ardhje do të thotë ‘lojë nga e para’ për Enin.

Ndërkohë ajo që ra në sy ishte qëndrimi i Luizit që nuk luajti fare nga vendi kur Eni u përshëndet me gjithë banorët e tjerë.

Këta të fundit e takuan dhe e përcollën deri tek dera, ndërsa Luizi nuk lëvizi fare nga vendi. Arbana e anashkaloi këtë moment.

You may also like

Leave a Comment