Ky është personi që dyshohet që plagosi dy gra në Fushë Kosovë / EMRI









Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dyshuari është Sabit Islami (1954) 69 vjeçar është larguar në një drejtim ende të panjohur.





Ndërsa, burime thonë se dy femrat e lënduara janë: Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare. edhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare.

Dëshimtarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se dyshohet se gratë u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës.





Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline rastin në fjalë.





“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.





Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *