Plagosen dy gra në Fushë Kosovë / DETAJE









Raportohet se një burrë ka plagosur dy gra.

Dëshmitarët kanë treguar se një burrë ka kaluar andej dhe me revole ka plagosur dy gra.





Policia dhe Ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë.





Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për “Indeksonline rastin në fjalë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.





Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *