









FOTO ILUSTRI
Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për kapjen e 107 kilogramë dr ogë në një kamion me targa të Serbisë në terminalin doganor “Inter Europa” në Prishtinë, ku u kapën mbi 100 qese me mari huanë dhe u arrestua shoferi i dyshuar. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, ndërkohë që Sinjali ka mësuar identitetin e të arrestuarit dhe detaje të reja.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se shoferi që u arrestua pasi iu gjetën rreth 107 kg dro gë në kamion është Milos Pesic, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.





Dr oga është gjetur në dy rezervuarët e derivateve, në bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me substancë nark otike të dyshuar, të llojit mar ihuanë.
Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Leave a Reply