Home Kosovë “Nga 1 shkurti mshelu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”/ Kështu nisi konflikti për 1 mijë euro

“Nga 1 shkurti mshelu në shtëpi se do të vras ty ose djalin”/ Kështu nisi konflikti për 1 mijë euro

by Republikaonline










Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Leskoc të Klinës, ku një 45-vjeçar dyshohet se tentoi ta vras një person, për shkak të një borxhi prej 1 mijë eurosh. Incidenti ka ndodhur në mbrëmje dhe u përcoll me kërcënime, për çka Policia intervenoi me disa njësi policore. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe Sinjali ka mësuar identitetin e tij.





Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet në lidhje me këtë rast është Tush Mirdita, rreth 45-vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por si ndodhi rasti? Detajet që publikoi Sinjali pak më parë





Konflikti kishte nisur për shkak të të hollave prej 1 mijë euro që djali i viktimës ia kishte borxh të dyshuarit. Ky i fundit vendosi t’i qërojë hesapet duke iu shkuar në shtëpi familjes së viktimës.





Sipas informacioneve të para, viktima ( ishte përballur me të dyshuarin, i cili po ia kërkonte paratë që djali i tij ia kishte borxh për një veturë që e kishte blerë. Pasi nuk kishte para për t’ia paguar borxhin të birit, 58-vjeçari fillimisht pati një zënkë me të dyshuarin.





Sinjali mëson se aty situata eskaloi, pasi i dyshuari e kërcënoi viktimën, duke e paralajmëruar se “do ta vras djalin ose ty” dhe më pas kishte gjuajtur me breshëri automatiku në drejtim, ku për pasojë disa predha përfunduan në shtëpinë e viktimës.





Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur mbi 10 gëzhoja, që u konfiskuan nga zyrtarët policorë dhe janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe inicimin e rastit.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

You may also like

Leave a Comment