E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq sot në aksident / FOTO









Gazeta Sinjali raportoi sonte për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq.





Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.





Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *