Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik mbrëmë në rrugën Drenas – Skenderaj. I riu, Andrit Gjeli, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Ku përmes një postimi në rrjetin social facebook kanë njoftuar familjarët për vdekjen e të riut, Andrit Gjeli./Republika Online/
Është arrestuar shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me inicialet H.M 34 vjeç.
Ky është postimi i plotë i familjarëve për njoftimin e vooruimit të riut Andrit Gjeli./Republika Online/
Të Zotit jemi dhë tek ai do të kthehemi.
Përmes këtij njoftimi ju njoftojmë se nesër me datë 10.02.2023 do të bëhet ceremonia e varrimit të të dashurit tonë Andrit Halim Gjeli.
Lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Likoshan
.
E pikëlluar familja Gjeli.
Republika Online shpreh ngushëllime familjes Gjeli.
Leave a Reply