Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënëseve. Aty ka mbetur i lënduar një person si pasojë e plageve të marra nga therja me thikë.
Dy të dyshuarit të moshës 16 vjeçare janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i tretë është ende nën arrati.
Gazeta Insajderi ka mësuar se një ndër të dyshuarit për rastin e cilësuar nga policia si “vrasje në tetantivë” është Labinot Qelaj.
Viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës””, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjendja e të riut
Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore e të riut që u therur me thikë sot, në Drenas.
Uka i tha Gazetës Insajderi se viktima ka marrë lëndime serioze në qafë por gjendja e tij e është stabile.
“Është një djalë i ri i cili është sjelle rreth orës 16:00 për trajtim dhe monitorim në klinikën Intensive. Ai ka pësuar një lëndim serioz me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, tha Uka.
Leave a Reply