“Kam me t’vra…”/ Dy javë pasi e denoncoi, 37-vjeçarja kërcënohet nga ish i dashuri










Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ku një 37-vjeçare e ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj, raporton Gazeta Sinjali.





Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku ndodhej viktima bashkë me një mike të saj, kur papritmas i doli përpara ish i dashuri i saj. Pa kaluar mirë dy javë prej kur e kishte denoncuar për shqetësimin e vazhdueshëm, i dyshuari ka vazhduar sërish me veprime të tilla.




Sipas dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari ka shkuar në lokalin ku ndodhej ajo dhe e ka kërcënuar duke i thënë “kam me t’vra, ma zi se herën e kalume kam me ta bo”, fjalë këto që e kanë shqetësuar shumë viktimën, për çka e denoncoi rastin në Polici.





Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor, ku e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet, duke e arsyetuar se nuk ka vepruar me vetëdije, prandaj është i penduar.





Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Kanosje”.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *