Sot iu jepet lamtumira e fundit katër të rinjve kosovar që humbën jetën në aksident / DETAJE









Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë gjithë vendin. Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime, saktësisht në vendin e quajtur Porodime, u mori jetën katër të rinjve Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua, raporton Gazeta Sinjali.

Familjarë, miq e të afërm do mblidhen sot për t’u dhënë lamtumirën e fundit katër viktimave.





Sipas njoftimeve të familjarëve, ceremonia mortore e dy anëtarëve të familjes Isufaj, Arsimit dhe Arlindit do të mbahet sot në orën 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.

“Lajmrim: Miq shok dhe farefis varrimi i me te dashurve ton Arsimit dhe Arlindit behet ne ora 16:30 ne varrezat e fshatit Mollopolc-Shtime. Me pikllim te thell familja Isufaj”, thuhet në njoftim.





Në orën 17:00 do të bëhet varrimit i Armend Muhadinit. Ceremonia do të zhvillohet në varrezat e fshatiti Dremjak të Ferizajt.

“Me dhimbje te madhe dhe zemer te thyer , njoftojm Familjar , miqë ,shokë dhe dashamirë se Sot 23.02.2023 behet Varrimi i të ndjerit Armend Muhadini në ora 17:00 në varrezat e Fshatit Dremjak Afer Xhamis!”, thuhet në njoftimin e familjes Muhadini.





Në po të njëjtin vend dhe orë, do të varroset edhe Mergim Behluli.

“Me dhimbje te madhe dhe zemer te thyer , njoftojm Familjar , miqë ,shokë dhe dashamirë se Sot 23.02.2023 behet Varrimi i të ndjerit Mergim Behluli në ora 17:00 në varrezat e Fshatit Dremjak Afer Xhamis!”, thuhet në njoftimin e familjes Behluli.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *