“I vranë, i varrosën e më pas u zhvarrosën” – Detaje nga akuza e Gjykatës Speciale për të vrarët në Llapushnik / DOKUMENT









Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një version të emrave të viktimave të pretenduara që sipas tyre pretendohen të jenë eliminuar nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

ZPS pretendon se në korrik të vitit 1998 në fshatin Gllogoc të Drenasit janë vrarë 9 persona, ndërsa edhe 1 person në qershor të 1998.





“Ajet Gashi u ndalua në Llapushnik herët në qershorin e 1998’ës. Ai vazhdimisht është rrahur dhe marrë në pyetje çdo natë, i akuzuar për kollaborator, Pas rreth tetë ditësh, më ose rreth 12 qershorit 1998, Ajet Gashi u nxor dhe u vra në prezencë të Fatmir Limajt.

Trupi i tij u mor nga disa anëtarë të UÇK-së dhe më pas u gjet afër Magurës. Më ose rreth 26 korrikut 1998, derisa forcat serbe nisën ofansivë, disa anëtarë të UÇK-së morrën afërsisht 30 të ndaluarit nga Llapushniku në afërsinë e maleve të Berishës dhe i ndanë në dy grupe.



Një grup u zgjidhën nga prangat dhe u liruan, të ndaluarit në grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë. Trupat e të ndaluarve Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lufti Xhemshiti, Shyqri Zymeri dhe Hasan Hoxha më pastaj u zhvarrosën dhe u rimorën nga malet e Berishës”, shkruhet në aktakuzë, përcjell Insajderi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *