FOTO ILUSTRIM
Një aksident në trafik rezultoi të jetë fatal për 65-vjeçaren, Nazmije Muja, në Prizren. Ajo u godit për vdekje nga një veturë që po qarkullonte në drejtim të rrugës Gjakovë – Prizren, saktësisht në fshatin Piranë, raporton Gazeta Sinjali.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në ndalim policor.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Erolind Hoti, 25-vjeçar.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakujdesisë së Hotit, i cili dyshohet se nuk e kishte përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës, me ç’rast ka goditur 65-vjeçaren e cila ishte duke ecur skaj rrugës.
Ndryshe, vdekjen e të ndjerës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ishte dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Leave a Reply