Ngjarja e rëndë për familjen Rama, ky është burri që u gjet i varur në shtëpinë e tij










Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një burrë ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, në garazhin e shtëpisë. Ky rast ka tronditur familjen Rama, e sidomos gruan e tij, e cila u tmerrua kur e pa burrin të varur në litar. Disa të afërm tentuan t’ia jepnin ndihmën e parë, por fatkeqësisht ishte vonë, pasi ai kishte ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.





Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Y Ramën, 38-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenja vitale, u konstatua se i ndjeri kishte vdekur.





Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje’, ndërsa akoma nuk dihen motivet që e shtynë viktimën t’i jap fund jetës.

Për vdekjen e tij, përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar edhe familja, por akoma s’janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.





“Njoftim:
Të Allahut jemi, e tek Ai është rikthimi ynë!

Ju njoftojm familjar, miq shok, e dashamir se sot ka nderruar jete vëllau yne Y. Rama.





Per vorrim do ju njoftojm me kohe”.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *