“Ra nën 50 kg sa ishte në burg” – Rrëfimi prekës i babai i Artan Zymberit 3 muaj pas vdekjes në burgun e Serbisë









Vdekja e Artan Zymberit, shqiptarit nga Kosova me nënshtetësi norvegjeze, i cili u gjetë i vdekur në nëntor të vitit të kaluar në burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi, përveç mediave vendore ka marrë vëmendjen edhe të mediumit nga Norvegjiza. Tre muaj pas rastit, TV2 i ka kushtuar një artikull të tërë mbi vdekjen e 28 vjeçarit.

Për këtë TV2 ka folur edhe babai i Artanit, Safet Zymberi, i cili thotë se i biri filloi ta humbasë vetën në burg, përveç ndryshimit në sjellje, ndryshoi edhe në fizik, humbjen drastike të peshës.





Familja e vizitoi Artanin disa herë në burgun e Serbisë. “Herën e parë ishte si zakonisht”, thotë babi, Safet Zymberi.

Artani thuhet se u shfaq më paranojak dhe nervoz. I frikësuar të fliste, ai shikonte prapa shpinës. Ai humbi peshë dhe sipas familjes së tij, djali i gjatë dhe dikur i fuqishëm peshonte më pak se 50 kilogramë para se të vdiste.





Ai nuk ishte më i njëjti person”, thotë babai i tij.

Edhe e nëna e tij, Hasna Zymberi ka folur për të birin e saj, për mediumin norvegjez ka konfirmuar se shkon ta vizitojë çdo ditë djalin tek varrezat e Udland Haugesund.

“Qaj çdo ditë. Është kaq e padrejtë ajo që ka ndodhur me Artanin tim”, ka thënë e ëma e Artanit.





Nëna dhe familja e Artanit janë të bindur se djali i tyre u vra për shkak origjinës së tij.

“Emri i tij nuk është ‘John Pedersen’. Quhet Artan Zymberi. Ky është ndryshimi”, thotë nëna e tij.

Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut. Ai pas vetës ka lënë edhe dy fëmijë.





Kujtojmë që, dy vjet më parë, Artan Zymberi u arrestua në Serbi pasi ishte nisur nga Kosova. Policët kufitarë besonin se ai kishte futur drogë.

Familja beson se ai u kap me tableta që i kishte për përdorim të vet, të cilat ishin të ligjshme në Kosovë. Gjithsesi, Artani u dënua me burg në prill 2021. Tre vjet e tetë muaj, larg shtëpisë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *