Një qytetar në proflin e tij në Facebook, ka treguar një ngjarje prekëse për një qytetar tjetër nga komuna e Fushë Kosovës, i cili edhe pse ka 6 vëllezër në Diasporë, jeton në varfëri.
Sipas tij, personi Shahin Bullaku jeton në kushtet të rënda ekonomike dhe se çdo ditë detyrohet të mbledhë gjërat të vjetruara për t’i shitur.
“Personazhi i kësaj skice, në vetën e tretë është real. Ai është Shahin Bullaku nga Sllatina e Madhe e Fushë-Kosovës. Çdo mëngjes në orën 7:00 niset nga shtëpia e tij. Shtëpi i thënçin, ngase nuk ka as ujë, as internet, as shporetë për gatim, as kanalizim.
Jeton në shekullin e 21, por asgjë nuk ka nga shekulli i 21! As s’ka TV, as radio, as kompjuterë, as laptop, as internet. Ai e ka një karrocë me të cilën bënë rrugëtim çdo ditë . Në orën 7 niset nga shtëpia për të mbledhur kanaqe nëpër rrugët e Kosovës e në mbrëmje rreth orës 19:00, i dërgon për t’i shitur kanaqet në fshatin Harilaç.”
“As edhe 6 vëllezërit që i ka në mërgim,(dy në Amerikë, dy në Luksemburg , një në Itali dhe një në Gjermani), nuk e ndihmojnë, bile as që e thirrin në telefon.”, thuhet nër të tjera në shkrimin e këtij qytetari.
Leave a Reply