E rëndë: Gjendet e vdekur 24-vjeçarja kosovare në banesën e saj









FOTO ILUSTRIM
Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.





Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 17:30, nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Miteovicë, është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 24- vjeçare”, tha ai.





Ai shtoi se me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë filluar.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *