Pamje nga vendi ku u vra një person dhe u plagosën dy tjerë (VIDEO)










Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një hotel në Dragodan të Prishtinës, e dy të tjerë janë plagosur, raporton Express.





Në media janë publikuar fotografi nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Rastin Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.





Ahmeti ka thënë se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.





“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.




Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor.




Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *