Vritet një person në Podujevë / DETAJE

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Dumnicë të Epërme të Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhet Policia së bashku me ekipin mjekësor në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sinjali mëson se aktualisht është duke u bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga hetuesit kompetent me qëllim të grumbullimit të provave që dërgojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të dyshuar.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *