Ky është pronari i makinës që e përdorën autorët ndaj sulmit të Top Channel / EMRI3









Makina që përdorën autorët për të sulmuar Top Channel dyshohet se është e Ramadan Makollit nga Kosova. Kjo makinë iu vodh më 10 korrik të vitit 2020 në Tale të Lezhës.

Arbresh.info ka arritur të kontaktojë me Makollin, i cili ka thënë se “Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel”, ka qenë më parë vetura e tij, por i është vjedhur nga roja e sigurisë e hotelit ku ai po qëndronte.





“’Range Rover’ me të cilin është sulmuar Top Channel ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli.

Në orët e para të 27 Marsit, ekzaktësisht në orën 00:30, sipas policisë, persona të paidentifikuar qëlluan me kallashnikov model Ak-47 në drejtim të godinës së televizionit ku mbeti i vrarë roja.





Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Policia e Shqipërisë njoftoi sot se ky automjet i është vjedhur një pushuesi nga Kosova, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *