Ka disa ditë që Refki Hajzeri e bënte hallakamë komunikacionin me ngasje të rrezikshme dhe me volum të lartë të muzikës.
Por, aventurat e Refkiut me BMW-në e gjelbërt në rrugët e Prishtinës morën fund dje.
Policia e Kosovës e ka arrestuar atë për ngasje të rrezikshme.
Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.
Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti./Indeksonline/
Leave a Reply