I jepet lamtumira e fundit nënës që dyshohet se u vra nga djali i saj në Pejë / PAMJE


Familjarë, miq e të afërm janë mbledhur sot në varrezat e qytetit të Pejës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 58-vjeçares, Hyrije Broqi Hyseni, e cila dyshohet se u vra dje në mënyrë makabre nga djali i saj, Urim Hyseni, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të familjarëve, funerali i të ndjerës është nisur nga shtëpia e saj në rrugën ‘Mbreti Zog’, ku edhe dyshohet se ndodhi e gjithë ngjarja tragjike.

Ndërkohë Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Urim Hysenit, duke e dërguar në paraburgim për një muaj.


“Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *